Një foto e hedhur në rrjete sociale nga këngëtarja Zaimina Vajsari, ka bërë që mediat të nisin aludimet për një histori të re dashurie nga ana e këngëtares apo rikthim tek lidhja e saj e mëparshme.
Mirëpo burime pranë këngëtares bëjnë të ditur për Express se aktualisht Zaimina nuk është në lidhje me askënd. Në foton e publikuar prej saj ndodhet fotografi i cili realizon çdo set fotografik të këngëtares, Juxhin Kurti.
Në fakt miqësia dhe afërsia e Vasjarit me Kurtin nuk është diçka që nuk dihet apo është fshehur. Mesa duket këngëtarja ka vendosur t’i përkushtohet vetëm karrierës dhe biznesit të saj për momentin.