Në një postim në site-in humoristik 9gag është përfshirë edhe vendi tonë. Në këtë publikim janë përmbledhur rezultatet e gjigandit të kërkimit në internet “google”.
Pyetja e bërë për çdo shtet ka qenë “Pse (emri i shteti) është kaq…?” dhe shikoni rezultatet që dalin për Shqipërinë, shkruan opinion.al.
Të huajt kanë kërkuar të dinë më shumë se pse Shqipëria është kaq e urryer, e varfër, e keqe dhe e korruptuar.
Siç e shikoni, ndryshe nga çfarë pritej në listën e mëposhtme nuk flitet asgjëkundi për turizmin apo tolerancën fetare me të cilën ne mburremi.
Më poshtë mund të shihni rezultatet e të njëjtës pyetje për shtetet e tjera./ opinion.al