Anëtari i fundit i bandës së kokainës “Kafe Droga” që operonte në Itali, ka rezultuar të jetë një shqiptar dhe tashmë është në pranga.
30 vjeçari Erjon Broshka, ishte person me rekorde kriminale dhe u mundua t’i shpëtonte karabinierëve gjatë operacionit për shkatërrimin e drogës.
Ai arriti të arratisej në Kroaci dhe Interpoli i Kroacisë konfirmoi se ishte parë në Dubrovnik.
Broshka mundi t’u shpëtonte edhe policëve atje, duke u larguar me shpejtësi me një automjet.
Shqiptari mundi të shkonte deri në Raguza, përpara se të arrestohej nga policia.