Ka më shumë se 30 minuta që zona e ish-Bllokut dhe “Qyteti Studenti” në Tiranë, është pa energji elektrike.
Shkaku i ndërprerjes së energjisë ende nuk është bërë me dije nga institucionet përkatëse.
Mësohet, se në zonën e ish-Bllokut, disa biznese luksi janë detyruar të mbyllin dyqanet nga frika e ndonjë rreziku që mund t’u kanoset.
Kohët e fundit, problemi i shkëputjes së energjisë elektrike për shkak edhe të disa punimeve në zona të caktuara të qytetit, nuk ka kaluar pa tension tek banorët.