Një drejtues biçiklete është aksidentuar në Tiranë nga një automjet.
Ngjarja ka ndodhur në kryqëzimin e Unazës me Bulevardin Dëshmorët e Kombit.
Drejtuesi i biçikletës, rreth 65 vjeç, është përplasur nga një taksi.
Pamjet nga vendngjarja tregojnë se aty ka mbërritur edhe një efektiv policie ndërkohë që i moshuari ndodhet i shtrirë në mes të rrugës.
Fatmirësisht ai nuk ka pësuar dëmtime të rënda por vetëm disa plagë të lehta dhe është dërguar në spital ku po merr ndihmën mjekësore. /Opinion.al