Një i ri ka hyrë në kantierin e stadiumit “Qemal Sfata”, duke mundur të ngjitet në majë të vinçit 30 metra të lartë. Ai kërcënon se do të hidhet nga vinci pasi shteti e ka lënë në rrugë.
“Jam jetim. S’kam shtëpi. Shteti më ka lënë rrugëve, pa asnjë ndihmë, prandaj do të hidhem nga vinçi”, ka thënë i ri i identifikuar, Erion Selimaj.