Një i ri shqiptar që jetonte dhe punonte në Emiratet e Bashkuara Araba ka humbur jetën në mënyrë tragjike.
Armand Qorri ka gjetur vdekjen në Dubai gjatë hedhjes me parashutë. I riu nga Vlora njihej për pasionin e tij të madh për hedhjen me parashutë dhe ky pasion rezultoi dhe fatal për jetën e tij, raporton Panorama.
28-vjeçari, i cili gjithashtu kishte pasion dhe kulinarinë, humbi jetën tragjikisht dje në Dubai, gjatë hedhjes me parashutë, por nuk dihen rrethanat e kësaj ngjarjeje.
Një nga videot e Armandit të postuara në YouTube gjatë hedhjes me parashutë: