Ajo është asistentja kryesore e kandidates demokrate në garën për President të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Hillary Clinton.
Huma Abedin ka folur për takimin e parë me Hillary-n, mendimin e saj për të, në një intervistë ku ajo shfaq edhe frikën në momentin kur u publikuan e-mailet e shefes nga koha e saj si Sekretare e Shtetit.
Huma Abedin foli për shefen e saj Hillary Clinton në momentin kur u takuan në një intervistë të fundit.
“Ajo po ecte drejt meje dhe ajo më takoi, sytë tanë u lidhën dhe unë thjesht mendova “Uau”, nuk do ta harroj kurrë atë moment”.
Abedin tha se ajo u tmerrua kur u publikuan e-mailet e shefes, veçanërisht pasi shumë nga shkëmbimet janë bërë tashmë publike.
Megjithatë, pavarësisht skandalit për të cilin Clinton është ende nën hetim, Abedin thotë se, “në qoftë se shefja e saj dorëhiqet nesër, ajo do të hyjë në histori si një prej femrave më të mëdha amerikane”.
“Unë e di që ajo është e përkushtuar për ta bërë jetën e njerëzve më të mirë dhe uroj që bota të mund ta shohë Hillary Clinton që unë shoh çdo ditë, sepse ka bërë gjëra të mëdha për këtë vend dhe unë jam shumë e bindur se ajo mund të bëjë gjëra të mëdha në emër të këtij vendi, kur të bëhet presidentja jonë dhe unë mezi po pres”./Express