Huliganët rusë, të cilët vodhën një flamur të klubit anglez Sheffield Wednesday, kanë postuar në rrjetet sociale ‘trofeun’ e tyre.
Rusët e shpërndanë foton e flamurit të kthyer me kokë poshtë në Twitter, shkruan një ditë më parë britanikja “The Star”.
Gjithashtu, në të njëjtën mënyrë janë kthyer edhe dy flamujt që duken në sfond, një i Shqipërisë dhe një i klubit anglez Birmingham City.
Në foto, përveç flamujve të kthyer kokëposhtë, huliganët rusë kryejnë edhe një ofendim të madh për disa kombe dhe njerëz, shkruan “The Star”.
Nuk është e qartë se është shkrepur fotografia, vijon raportimin “The Star”.
Ngjarja vjen pas përleshjes së të shtunës në Marsejë të Francës, mes fansave rusë dhe atyre anglezë./Syri