Në qendër të Athinës shumë emigrantë shqiptarë kanë kryer homazhe për 51 viktimat e tërmetit të 26 Nëntorit.
Në sheshin përpara bashkisë se Athinës janë mbledhur një grup shqiptarësh dhe gjithashtu edhe qytetarë grekë, të cilët kanë ndezur qirinj për viktimat. Në foto shohim kurora dhe gjithashtu 51 qirinj për nder të viktimave.
Në këtë përkujtimore kanë qenë të pranishëm përfaqësues të partive politike greke, të Bashkisë së Athinës dhe qytetarë të thjeshtë si dhe përfaqësues të shumtë të komunitetit shqiptar.
Gjithashtu është bërë e ditur se shqiptarët në Greqi janë solidarizuar me gjendjen e vendit dhe janë angazhuar për mbledhjen e fondeve që do të shkojnë për të prekurit nga tërmeti./Opinion.al/