Cristiano Ronaldo e ka hapur një muze më të madh në Funchal të Madeiras.
Kryeqyteti i Madeiras, Funchal, ka mjaft gjëra të cilat turistët mund t’i vizitojnë, ndërsa njëra ndër më atraktivet është edhe muzeu i Cristiano Ronaldos, raporton lajmi.net.
Pasi sukseset dhe trofetë e fituar nga ylli portugez nuk kanë të ndalur, muzeu i vjetër ishte shumë i vogël për t’i përballuar nevojat e 31 vjeçarit.
Dhe, Ronaldo ka vendosur që ta hapë një muze më të madh, ndërsa përurimi i tij është bërë sot.