Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

FOTO/ Gratë e çifteve të njohura shqiptare që janë më të mëdha se burrat e tyre

2017/01/23 at 5:39 PM
në InstaBIZ, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
FOTO/ Gratë e çifteve të njohura shqiptare që janë më të mëdha se burrat e tyre

Eshtë folur shumë për çiftet që kanë mes tyre një diferencë të madhe moshe. Sidomos kur është gruaja më e madhe sesa burri, tema bëhet edhe më e nxehtë. Kur çiftet nuk janë njerëz publikë, sigurisht lajmi përhapet e komentohet në rrethin e fisit e të lagjes, sidomos nga njerëzit që i konsumojnë fjalët me uri të madhe e nuk rrinë dot pa u marrë pak me jetët e të tjerëve. Kur çiftet janë të njohur, është media ajo që bën fjalë, në lagjen e madhe virtuale, ku jetojnë të gjithë.


Sigurisht, ne tani, nuk jemi aspak të “shqetësuar”, që këto gra, të njohura, simpatike e mbi të gjitha të talentuara, janë martuar me burra më të rinj, gjë që ata e kanë bërë publike, thjesht u kujtuam edhe një herë për këtë fakt që i bën më të rrallë ata mes shumicës së çifteve, dje, kur Ermal Mamaqi festonte ditëlindjen, ndërsa Ami kishte fryrë, disa ditë më parë, të njëjtin numër mbi tortë. Të tria çiftet, janë ndër më simpatikët që ekzistojnë, të bekuar me harmoni mes tyre. Janë edhe prindër madje që e bën familjen e tyre edhe më të konsoliduar. Dhe po i përmendim, jo për të qenë fjalamania e lagjes, por për t’u thënë të gjitha tezeve të shqetësuara që nipi i tyre po “merr” një grua pak më të madhe, që nuk është mosha që e bën më të mirë apo më të keqe një grua dhe nuk është diferenca e saj, aq më tepër që në këto raste është nga afërsisht 5 vjet deri në afërsisht 15 ditë, që e bën një çift më të mirë apo më të keq. Kështu që me një duartrokitje për dashurinë, po ju prezantojmë disa nga çiftet që kanë zgjedhur të vallëzojnë vetëm nën ritmin e saj.

aurela-skerdi-1473535083-6161416_1476441396-1527869-550x302

Aurela dhe Skerdi

Këngëtarja Aurela Gaçe dhe bashkëshorti i saj Skerdi kanë një diferencë moshe prej dy vitesh. Është vetë Aurela që e ka treguar në një status të nevrikosur në Facebook, pas martesës së tyre, në vitin 2013, ku i kishin ardhur në majë të hundës komentet që ishte martuar me një djalë më të ri. Aurela dhe Skerdi, që ka qenë dhe vazhdon të jetë menaxheri i saj, kanë një marrëdhënie të konsoliduar në jetë dhe në art. Ata u bënë prindër të Grace në dhjetor të vitit 2011 dhe kur vajza ishte një vjeç, i shoqëroi në dasmën e tyre, e cila siç shkruanin gazetat, nuk u pasua nga celebrimi zyrtar sepse ata të dy janë shpirtra të lirë dhe binjakë, sigurisht. Dhe për këto lloj shpirtrash, ditëlindja nuk ka rëndësi.

maxresdefault

Ami dhe Ermali

Ata kanë një diferencë të papërfillshme moshe, që mund të përmendet vetëm nëse dikush dëshiron të bëjë humor me këtë dhe, njeriu që bën humor, nuk mungon në çiftin e tyre, kështu që të tjerët, nga jashtë, nuk kanë pse shqetësohen. Ata janë dy bij marsi, Ami ka lindur më 5, ndërsa Ermali më 21. Viti 1982.

rj

Miranda dhe Eraldi

Ndoshta është pikërisht energjia, talenti, gjallëria e disa femrave që ua bën moshën e pamjes dhe shpirtin shumë herë më të ri sesa tregojnë vitet dhe prandaj edhe burrat që kanë në jetë, janë në moshë më të re. Pas Aurela Gaçes, një tjetër grua e talentuar dhe me energji që ka një bashkëshort më të ri sesa veten, është Miranda Dupi. Arti është fusha që i ka bashkuar. Erald Llakaj është basist profesionist, ndërsa Miranda është njeriu që kuron imazhet e shumë personave të njohur të skenës, Elhadia Dani, Alban Skënderaj, apo Juliana Pasha, që është kunata e saj, pasi bashkëshorti i Julit, Altini është vëllai i madh i Eraldit.



Ju sugjerojmë

Nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin
Aktualitet

Nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin

25 Gusht, 2025 9:16 am
Ministri gjerman:Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë
Bota

Ministri gjerman:Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë

25 Gusht, 2025 9:10 am
Turqi: Të drejtat e grave në shënjestër të autoritetit fetar
Bota

Turqi: Të drejtat e grave në shënjestër të autoritetit fetar

25 Gusht, 2025 8:47 am
Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
-Jetë dhe Stil

Horoskopi, 25 gusht 2025

25 Gusht, 2025 8:28 am
Parashikimi i motit, 20 Maj 2023
Te Fundit

Parashikimi i moti për sot, 25 gusht 2025

25 Gusht, 2025 8:14 am
Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave
Bota

Franca tërheq nga tregu djathërat e butë pas helmimit të 21 personave

24 Gusht, 2025 10:24 pm
I riu vrau 34-vjeçarin në Tiranë pasi i ngacmoi të dashurën
Kronikë

Aksidenti në Sarandë, identifikohen viktimat

24 Gusht, 2025 9:55 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina

24 Gusht, 2025 9:40 pm
Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky
Aktualitet

Dita e Pavarësisë së Ukrainës, Spiropali nderohet nga Zelensky

24 Gusht, 2025 9:31 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, humbin jetën dy persona

24 Gusht, 2025 9:18 pm
Para
Një fëmijë i një specieje të re njerëzore në Kinë

Një fëmijë i një specieje të re njerëzore në Kinë

Efektet e tmerrshme të drogës “Krokodil”

Efektet e tmerrshme të drogës “Krokodil”

VMRO-DPMNE dhe BDI ‘mund’ ta bëjnë qeverinë sërish

VMRO-DPMNE dhe BDI ‘mund’ ta bëjnë qeverinë sërish
















TE FUNDIT

Nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin

Nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin
25 Gusht, 2025

Ditën e sotme nis shpërndarja e librave shkollorë falas për 236 mijë nxënës në të gjithë vendin. Lajmin e ka...

Lexo më shumë

Ministri gjerman:Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë

Ministri gjerman:Putin mos të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainë
25 Gusht, 2025

Ministri gjerman:Putini nuk duhet të ketë iluzione për mbështetjen e Gjermanisë për Ukrainën Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, duhet ta...

Lexo më shumë

Turqi: Të drejtat e grave në shënjestër të autoritetit fetar

Turqi: Të drejtat e grave në shënjestër të autoritetit fetar
25 Gusht, 2025

Përpara Operës në lagjen Kadıköy të Stambollit në Turqi, një grup grash protestuan së fundmi kundër autoritetit fetar shtetëror, Diyanet....

Lexo më shumë

Horoskopi, 25 gusht 2025

Hëna e re e Qershorit zbulon shenjat më fatlume dhe fatkeqe të horoskopit
25 Gusht, 2025

Dashi Energjia e ditës të shtyn drejt veprimeve të shpejta, por kujdes mos nxitohesh në vendime të rëndësishme financiare. Marrëdhëniet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com