Partia Lëvizja Socialiste për Integrim festoi ditën e sotme 15 vjetorin e krijimit të saj si forcë politike në Shqipëri.
Gjatë aktivitetit të organizuar në Pallatin e Kongreseve, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka shprehur rëndësinë e kësaj force në arenën politike në vend, ndërsa nuk munguan akuzat ndaj qeverisë “Rama”.
Të pranishëm në festimin e 15 vjetorit të LSI ishin themeluesit e saj, anëtarët e kësaj partie, ambasadorë si dhe eksponentë të partive të tjera.
Siç shihet në foto, i pranishëm në festimin e LSI, është dhe kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i cili është shfaqur teksa diskuton së bashku me Kryemadhin.
Në festimet e LSI, mungonte lideri themelues i kësaj partie, Ilir Meta, pasi posti i presidentit nuk e lejon që ai të bëhet palë e një partie të caktuar në vend, qoftë kjo dhe partia që është krijuar prej tij./ Opinion.al E.Xh.