Këto foto tregojnë aksidentin e rëndë ku u përfshi Lamborghini i policisë italiane që ishte vënë në ndjekje të Audit të verdhë RS4 që po terrorizon Italinë prej një jave. Audi ecën me shpjetësi skëterrë rrugëve të Italisë duke vënë në një sprovë të madhe forcat e rendit atje.
Lamborghini u përfshi në një aksident në Kremones duke u përplasur me makinat e parkuara anës rrugës. Makina me motor 5.000 kuaj fuqi u përplas pranë një pike karburanti teksa ecte me shpejtësi. Dy oficerë në bordin e Lamborghini u plagosën, por pa lëndime serioze.