Për artistin e njohur kosovar, Genc Salihu duket se viti 2017 ka nisur për mrekulli! Kjo pasi ditën e djeshme ai dhe bashkëshortja e tij, Kaltrina janë bekuar me fëmijën e tyre të parë.
Familja Salihu ka mirëpritur në jetë një vajzë emrin i të cilës është Margo.
Lajmi është konfirmuar edhe nga mentori i “The Voice”, i cili ka publikuar në Instagram një foto të tortës së mirëseardhjes në shtëpi./ opinion.al