Gardisti Leard Xhika, që u arrestua ditën e sotme nga policia, pasi përndiqte prej 5 muajsh një vajzë nga Tirana, duke i kërkuar lidhje intime, është një burrë i martuar dhe me fëmijë.
Në profilin e tij, në rrjetin social facebook, Leardi, ka disa fotografi me bashkëshorten dhe dy fëmijët.
29-vjeçari është arrestuar, sot, pas denoncimit të vajzës me inicialet E.L., e cila bëri me dije, se gardisti e ndiqte kudo, në mjedise pune si edhe pranë banesës.
“Përndjekjen e kësaj shtetaseje, punonjësi i Gardës e ka kryer duke i bërë presion me anë të telefonit si edhe duke e kontaktuar fizikisht atë në vendet e frekuentuara prej saj, si në punë, afër banesës dhe ambjente të tjera publike”,- sqarohet në deklaratën e policisë.