TIRANE- Janë publikuar fotot e para nga takimi i sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry me përfaqësuesit e opozitës. Takimi është zhvilluar në hotel Rogner dhe media nuk ka pasur akses, kjo për shkak të kushteve të sigurisë.
Në fotot e publikuara nga selia blu shohim, edhe deputetët që u zgjodhën nga Basha për të marrë pjesë në tryezën e bisedimeve me kryediplomatin amerikan dhe stafin që e shoqëronte. Shohim në këto foto: Spahon, Palokën, Bumçin dhe Tabakun.