Koha e keqe e mëngjesit të ditës së sotme ka shkaktuar përmbytje dhe dëme të mëdha materiale. Deri tani për shkak të reshjeve janë raportuar edhe tre viktima.
Mirëpo, çdo e keqe ka edhe të mirën e saj. “E bukura” e ditës së sotme mund të konsiderohet fotot e shumta humoristike që janë publikuar në rrjete sociale.
Në foton e publikuar nga Avni Delvina, shohim një ide sesi mund të bëhej sheshi Skënderbe në qendër të Tiranës. Në një tjetër shihet një foto montazh ku mes ujërave është shfaqur edhe një krokodil.