Tragjedia ajrore që i mori jetën 71 personave, përfshirë këtu ekipin brazilian të futbollit, The Chapecoense, ka prekur opinionin e mbarë botës.
Institucione të rëndësishme sportive dhe jo vetëm kanë shprehur solidaritetin e tyre për humbjet e jetëve duke ngjyrosur monumentet në ngjyrën e fanellave të ekipit.
Stadiumi legjendar i Anglisë, Wembley, Allianza Arens, Kulla Eifel në Paris, Krishti Shembëllues në Brazil, etj janë kthyer në ngjyrë të gjelbër.