Ricky Martin dhe i fejuari i tij Jëan Yosef duket se kanë tërhequr vëmendje të madhe në plazhet e Puerto Vallarta. Me trupa të tonifikuar, e plotë muskuj ata janë fotografuar teksa pushojnë në plazhet e Puerto Vallarta në Meksiko.
Teksa sheh çiftin Ricky Martin dhe Jëan Yosef që bëjnë një shëtitje romantike në plazh, duket se nxehtësia e diellit është e pa përfillshme.
Me një fizik tepër të palstruar e të veshur vetëm me një palë rroba plazhi ata duken mjaft të lumtur nën shoqërin e njëri tjetrit.
Kaq i mbajtur latini Ricky 44 vjeçar sa e lë pak në hije të fejuarin 32 vjeçar artist nga Siria. Çifti u përfol gjatë para disa muajsh kur shkëmbyen unazat e diamantit që do kurorëzojnë martesën e tyre. /opinion.al