Ish-kryeministri Fatos Nano ka udhëtuar drejt Francës për të ndjekur kombëtaren e tij të zemrës.
Nano vihet re në tribunën VIP krahas kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai kishte kohë që ishte zhdukur nga jeta publike, por me sa duket, emocioneve të kombëtares, përballë kësaj sfide, nuk ka mundur t’i rezistojë as ish-kryeministri Nano.