Moderatori dhe aktori Ermal Mamaqi po vijon të përgatitet për sezonin e ri, të cilën do ta gjejë në muajin shtator në ekranin e Televizionit Klan.
Ai ka postuar një foto në rrjete sociale ku tregon se është duke u marrë me skenografinë e emisionit, të cilën duket se ja ka besuar skenografit italian Gaetano Casteli. “Shumë i lumtur për skenografinë e re nga Gaetano Castelli,të emisionit që fillon në shtator. Kë doni që të jetë i ftuari i parë?,”-shkruan Ermali duke I kërkuar ndjekësve të tij këshilla për të ftuarin e parë që do të çelë emisionin e tij të ri.