AP sjell një set me foto që tregon më së miri jetën “në burg” të emigrantëve nga vendet e Lindjes.
Me krimit gjithnjë në rënie, Holanda është vendi ku refugjatët po strehohen në burgje të shpallura muze. Mes fluksit të madh të emigrantëve në Evropë, disa burgje holandeze janë ngritur përkohësisht si qendra për azil-kërkues, shkruan AP.
12 burgje janë përshtatur në mënyrë që jeta e refugjatëve të bëhej më e lehtë, por gjithsesi ato mbeten ambiente qelie.
Burgjet në qytetet e Haarlem dhe Arnhem janë të veçanta dhe konsiderohen monumentete kulture kombëtare dhe nuk mund të rinovohen.
Janë rreth 60.000 emigrantë që janë strehuar në Holandë në pritje të azilit.
/Marrë nga AP. Përshtati: Opinion.al