Suksesin dhe frytet e këngës “Njësoj” këngëtarja Elvana Gjata duket se po i shijon në një vend të qetë duke u relaksuar. Në fotot e postuara në rrjetet sociale Gjata duket më në formë se kurrë, ndërkohë që këtë herë ka hequr dorë nga koncertet dhe po bën pushim total.
Nga fotot ylli i popit shqiptar duket se po pushon jashtë shtetit dhe jo në bregdetin shqiptar.