Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Elbasan, kapet i treti i grupit të tritolit, të porositur me pagesë

2017/06/03 at 11:27 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto/ Elbasan, kapet i treti i grupit të tritolit, të porositur me pagesë

Arrestohet i dyshuari i tretë si i lidhur me vendosjen e lëndës eksplozive për dy pronarët e lokaleve në Elbasan, shkruan “Panorama”

Astrit Sinanaj, 38 vjeç, banues në Tiranë, akuzohet si bashkëpunëtor i shtetasve Gentian Kllogjri dhe Thanas Thomai. Sinanaj u prangos nga Krimet e Rënda në Drejtorinë e Policisë Elbasan, pasi dyshohet se ka marrë pjesë në vendosjen e tritolit poshtë makinës së Fatmir Lumshit dhe në lokalin e Besnik Brakës, ngjarje të ndodhura më 6 dhe 22 maj. Nga ana tjetër, bëhet e ditur se edhe pse janë ndaluar nga Policia si të dyshuar për vendosjen e eksplozivit, asnjë nga tre të ndaluarit nuk e ka pranuar këtë akuzë. Ato e kanë mohuar faktin se kanë qenë autorë të dy ngjarjeve

Pavarësisht kësaj, ndaj tyre rëndojnë akuzat “shkatërrim i pronës me eksploziv, mbetur në tentativë” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje e armëve luftarake dhe e municionit”. Ndërsa policia dyshon se në të dyja rastet tritoli mund të jetë vendosur nga i njëjti grup që funksionon me porosi kundrejt pagesës. Por hetimet vazhdojnë për këtë rast dhe vetë Policia është e rezervuar në dhënien e informacioneve. Mësohet se i arrestuari i dy ditëve më parë, Gentian Kllogjri, është lënë i lirë dje nga Gjykata e Elbasanit gjatë seancës për caktimin e masës së sigurisë për shkak të mungesës së provave. Ndaj tij është caktuar masa “detyrim paraqitjeje”. Ndërsa për të arrestuarin tjetër, Thanas Thoma, Gjykata pritet të vendosë në ditën e sotme. Vendosja e eksplozivit poshtë automjetit të Fatmir Lumshit dhe në lokalin e Besnik Brakës, sipas Policisë, ka ardhur për shkak të konflikteve me motive çështje pronësie. Palët e konfliktuara me këta dy shtetas dyshohet se kanë porositur vendosjen e eksplozivit për ta si mjet presioni. Lumshi është pronar i një lokali nate në Elbasan, ndërsa për shumë vite ka jetuar si emigrant në Itali. Ndërsa Braka është pronar i një restoranti në qendër të Elbasanit dhe rezulton se është person me precedentë penalë, pasi më parë është dënuar me 14 vite burg për trafik droge, municionesh dhe armëmbajtje pa leje. Policia nuk përjashton mundësinë që konfliktet e dy pronarëve të lokaleve mund të kenë lidhje edhe me të kaluarën e tyre jashtë Shqipërisë. Braka ka jetuar për një periudhë kohe në Gjermani, prej nga ku u ekstradua në vitin 2013. / Miranda Sadiku/Panorama

Ju sugjerojmë

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
Aktualitet

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

20 Shtator, 2025 8:55 am
Kryesore

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025 8:22 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

20 Shtator, 2025 8:01 am
Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
Bota

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

19 Shtator, 2025 11:04 pm
Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s
Bota

Avionët rusë pranë Talinit, Estonia kërkon aktivizimin e Nenit 4 të NATO-s

19 Shtator, 2025 9:56 pm
Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë
Sport

Simeone humb kontrollin, sherr me tifozin e Liverpool në fushë

19 Shtator, 2025 9:18 pm
BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë
Bota

BE do të rrisë sigurinë e hebrenjve në Evropë

19 Shtator, 2025 8:05 pm
BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027
Bota

BE-ja synon ndalimin e plotë të importeve të gazit rus deri më 2027

19 Shtator, 2025 7:30 pm
Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?
Bota

Pse SHBA dëshiron të rimarrë bazën e Bagramit në Afganistan të braktisur nga Biden?

19 Shtator, 2025 6:16 pm
“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës
Politikë

“Detyrën e shoh si mision”, Balluku: 21 vite në skuadrën e Ramës

19 Shtator, 2025 6:15 pm
Para
Fotolajm/ Bileta kushtoi 10 mijë euro, ja çfarë bën tifozi për të ndjekur ndeshjen

Fotolajm/ Bileta kushtoi 10 mijë euro, ja çfarë bën tifozi për të ndjekur ndeshjen

Zidane shkruan historinë, pesë kupa në dy vite

Zidane shkruan historinë, pesë kupa në dy vite

Një natë kaosi dhe dhjetra të plagosur sonte në Itali

Një natë kaosi dhe dhjetra të plagosur sonte në Itali

TE FUNDIT

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare

“Travel and Tour World”: Shqipëria, perla mesdhetare
20 Shtator, 2025

Shqipëria po shndërrohet në një destinacion kryesor mesdhetar, duke synuar zhvillimin e turizmit gjatë gjithë vitit, sipas “Travel and Tour...

Lexo më shumë

Parashikimi i motit, 20 shtator 2025

20 Shtator, 2025

Vendi ynë do të ndikohet sot nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin e...

Lexo më shumë

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
20 Shtator, 2025

Dashi Do keni shumë dyshime për partnerin tuaj sot dhe për gjestin me të vogël do debatoni me të. Xhelozia...

Lexo më shumë

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet

Putini zbulon se kujt do t’ia dorëzojë Rusinë kur të largohet
19 Shtator, 2025

Udhëheqësi rus Vladimir Putin tha se brezi i ardhshëm i udhëheqjes politike të vendit duhet të përbëhet nga veteranë të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com