Në sheshin kryesor të Mexico Sity ka ndodhur një protestë e një lloji të veçantë, qindra persona, kryesisht të rinj adoleshent, kanë protestuar për lirimin e bosit të narkotrafikut ndërkombëtar, “El Chapo”.
Ajo që binte në sy nga protesta, ishin pankartat që mbanin në duar të rinjtë me mesazhe të tilla si “E duam El Chapon”, si dhe disa prej tyre, “El Chapo President”.
Pas lajmit se bosi i kartelit të Sinaloas po jeton në kushte të vështira në burg, një valë protestash nisi të shtunën, raporton gazeta meksikane Reforma.