Ditën e sotme në Paris është zhvilluar samiti i gjashtë i vendeve të Ballkanit ku mori pjesë edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel dhe Presidenti i Francës, Francois Hollande.
Opinion.al publikon fotot e përgatitjes së darkës së kryeministrave të Ballkanit në Paris. Mësohet se pjesë e saj është kancelarja e Gjermanisë, Merkel, Presidenti Francez, Hollande dhe kryeministri i Italisë Renzi.