Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ja bizneset e Ismail Mulletit, shqiptarit të ‘Panama Papers’

2016/04/05 at 11:11 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ja bizneset e Ismail Mulletit, shqiptarit të ‘Panama Papers’

Emri i shqiptarit që përmendet nga dokumentet e publikuara të Panama Papers është Ismail Mulleti. Opinion.al ka siguruar një foto të tij.


Ismail Mulleti është një emër me një histori të gjatë në Shqipëri. Ai njihet si i përfolur për lidhje me kompaninë “Shqiponja” shumë afër PD, gjatë viteve 1992­1996, dhe bizneseve të tjera të afërta me PD.

Emri i tij vjen si ortak i një avokati të njohur izraelit, Assaf Halkin. Ky i fundit është i përfshirë në të paktën tre biznese në Shqipëri, bashkë
me Ismail Mulletin. Këta dy biznesmenë figurojnë si aksionerë në kompaninë që mori me koncesion ngjyrimin e karburanteve në Shqipëri.
Është pikërisht “GFI Albania” ajo që zbuloi emrin e Ismail Mulletit në listën e dokumenteve të skandalit financiar.

ZBULIMI I SHQIPTARIT

Media izraelite “Haaretz”, e cila ka akses në dokumente, ka zbuluar se pas Halkin ka një kompani “offshore”, e cila po punon në Shqipëri. “Një tjetër kompani e Halkin është ‘GFI Technologies’. Ajo është regjistruar në maj të vitit 2013, në ishullin e Anguilës, në mënyrë që të investojë në Shqipëri. Sipas dokumenteve, Halkin, një qytetar shqiptar i quajtur Ismail Mulleti dhe një firmë kanadeze, “Global Fluids International S.A”, janë pronarë të kompanisë”, thuhet në shkrimin e “Haaretz”.

Kompania “GFI” është fituesja e koncesionit të markimit të karburanteve në Shqipëri. Datat përkojnë pasi kontrata është lidhur me kompaninë në fund të mandatit të qeverisë Berisha. Bëhet fjalë për një koncesion që do të zgjasë 10 vite, me një përfitim prej rreth 150 milionë eurosh. Llogaritet se për çdo litër karburant, 2 lekë janë kosto e ngjyrimit. Koncesionari mbahet mend së fundmi për përplasjen me qeverinë shqiptare lidhur me ngjyrimin e naftës bruto. Para disa muajsh pati një bllokim të punës në porte, por Financat arritën të gjenin gjuhën me kompaninë dhe e zgjidhën mosmarrëveshjen.

LOJËRAT ME KONCESIONIN

Sipas të dhënave të QKR, “GFI Albania”, e cila ka fituar koncesionin e ngjyrimit të karburanteve, ka dy aksionerë. Në vitin 2013, “Global Fluids International” kishte 75% të aksioneve dhe “Petrolium Consulting Partners” 25% të aksioneve. Në shtator të vitit të kaluar “GFI” tërhiqet dhe mban vetëm 0.07%. Por në dokumente ka një gjë të habitshme.

Përfaqësuesi i “Petrolium Consulting Partners” është pikërisht izraeliti Halkin. Duke iu referuar të dhënave të gazetës izraelite, duket se i gjithë konsorciumi për koncesionin e naftës është rrotulluar vetëm rreth këtij emri. Dhe partneri shqiptar duket se ka qenë shumë afër pushtetit të PD, ndër vite.

PARTNERI, MULLETI

Po kush është partneri shqiptar i izraelitit Halkin? Ismail Mulleti ka një bashkëpunim të fortë me Halkin. Emri i tij nuk shfaqet vetëm pas
koncesionit të karburanteve. Në Shqipëri ata kanë biznese të përbashkëta, që nga konsultimi e deri te shit­blerja e pronave të patundshme.

Ismail Mulleti figuron si aksioner i përbashkët me Assat Halkin në kompaninë “IMAH 2014”. Kjo kompani e krijuar më 17 shkurt 2014, ka si
aksionerë Ismail Mulletin, me 45% të aksioneve, Assat Halkin, me 45% të aksioneve, dhe Entela Shehaj, me 10% të aksioneve.

Kompania ka si objekt aktiviteti të gjitha format e tregtisë, shërbimeve të konsulencës, të sigurisë, madje edhe të menaxhimit të burimeve
njerëzore. Kompania figuron aktive. Një tjetër bashkëpunim biznesi mes Mulletit dhe Halkin është kompania “Supreme real estate corporation”, e krijuar më 18 shtator 2008. Këtu përfshirja nuk është direkte. Kompania ka si aksionerë Halkin, me 3.33%, “Geb International Inc”, me 3.33%, “Globstrat Finance Inc”, me 90%, dhe “Gravitas Albania Partners”, me 3.33%.

Por në kompaninë e fundit “Gravitas Albania Partners”, aksioner i vetëm është pikërisht Ismail Mulleti. Edhe këtu bie në sy lidhja me vendet
“offshore”. Aksionerja më e madhe e kompanisë është “Globstrat Finance Inc”, me 90 për qind të aksioneve, kjo e regjistruar në ishujt Virxhin. Duket qartë që Ismail Mulleti dhe Assat Halkin kanë njohje të vjetra dhe bashkëpunim të fortë biznesi.

Të paktën që nga viti 2008, kur nisën bashkëpunimin në tregun e pasurisë së paluajtshme. Më pas, ky bashkëpunim duket se ka finalizuar me superbiznesin prej 150 milionë eurosh të ngjyrimit të karburanteve.

Habitshëm, gjithmonë bizneset kanë lidhje me vendet “offshore”, ku
kontrolli i pasurisë, taksave apo mënyrës së fitimit është gjithmonë i “ruajtur mirë”.

 



Ju sugjerojmë

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
Kryesore

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

10 Maj, 2025 10:59 pm
Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
Aktualitet

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

10 Maj, 2025 10:43 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
Aktualitet

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

10 Maj, 2025 10:28 pm
“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
Bota

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

10 Maj, 2025 9:55 pm
Akuzohet për shpërdorim detyre, arrestohet me urdhër të SPAK ish-kryebashkiaku socialist
Aktualitet

Kukës/ Akuzohen për korrupsion në zgjedhje, shpallen në kërkim dy persona

10 Maj, 2025 9:33 pm
Publikohen emrat e kandidatëve në listat e hapura të PD-së
Kryesore

Zgjedhjet e 11 majit, Berisha denoncon: Në Shkozet po shpërndahen zarfe nëpër banesa

10 Maj, 2025 9:16 pm
Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë
Aktualitet

Zgjedhjet parlamentare/ Prokurorët e SPAK dhe agjentët e BKH “zbarkojnë” në Vlorë

10 Maj, 2025 9:03 pm
Vula e Partisë Demokratike, Apeli: Më 3 mars shqyrtohet çështja
Kryesore

“Giro D’Italia” në Vlorë/ PS kërkoi shtyrje të orarit të votimit, PD kundër

10 Maj, 2025 8:40 pm
Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!
Bota

Pakistanin mohon akuzat e Indisë: Nuk ka shkelje të armëpushimit!

10 Maj, 2025 8:25 pm
Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV
Bota

Sfida më e madhe e njerëzimit, sipas Papa Leonit XIV

10 Maj, 2025 8:09 pm
Para
Video/ Djali vret babanë. Apartamenti ku ndodhi krimi në Bllok

Dyshimet/ Vrasja në Bllok, Artur Kurti mund të jetë vrarë nga kunati

iPhone 7 Plus me dy kamera

iPhone 7 Plus me dy kamera

Imamët kërcënojnë Ben Blushin. E shpallin qafir

Mbyllet gjyqi për imamët e xhihadit, ja dënimi për ta

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!

Denoncon kandidati i PD-së në Korçë: Po blejnë vota tani natën!
10 Maj, 2025

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Korçë, Enton Çaçani ka denoncuars mbrëmjen e sotme se administrata e Bashkisë Kolonjë...

Lexo më shumë

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan

Policia merr ne ruajtje KZAZ-të dhe qendrat e votimit në Elbasan
10 Maj, 2025

Uniformat blu njoftojnë se kanë marrë përsipër ruajtjen e të gjitha qëndrave të votimit në Elbasan. Në total janë marrë...

Lexo më shumë

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër

Zgjedhjet e 11 Majit, tensione dhe të shtëna me armë në Dibër
10 Maj, 2025

Kur na ndajnë edhe pak orë nga nisja e zgjedhjeve të 11 majit, një tjetër incident është regjistruar në fshatin...

Lexo më shumë

Lufta Rusi-Ukrainë, Kremlini: Do të shqyrtojmë propozimin për armëpushimin 30-ditor

“Jeni heronj “, Putin nderon ushtrinë: Ndaluat një luftë civile
10 Maj, 2025

Moska po shqyrton një propozim për një armëpushim 30-ditor në Ukrainë, sipas zëdhënësit të Kremlinit, Dmitry Peskov, i cili i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com