Të gjitha palët politike e kanë nënshkruar marrëveshjen mbi ndryshimet kushteteuese që do të sjellin reformën në drejtësi.
Komisioni ad-hoc që ka zgjatur më shumë nga çfarë pritej, pas verifikimeve të nevojshme, ka nënshkruar me firmën e të gjitha palëve projekt-propizimin mbi marrëveshjn e re të arritur sot.
Tani projekti i ka kaluar Parlamentit, ku të gjithë deputetët janë mbledhur dhe pritet ta votojnë.