As Ben Blushi nuk i ka shpëtuar tundimit për të shëtitur me varkë brigjeve të Jonit. Ai është ndalur sot në bregun e Sarandës në një nga plazhet më popullore atje. Teksa varka ka qëndruar në breg, Ben Blushi duket i menduar në bashin e varkës me shikimin tretur diku në det. Ndoshta politika ka trazuar sërish mendjen e Blushit. Pas vrullit të lëvizjes kundër qeverisë dhe reformave të rilindjes, aktiviteti i tij politik ka qenë paksa i zbehtë. Edhe sulmet ndaj qeverisë nuk kanë më intesitetin e atyre të disa muajve më parë.Nuk dihet ende seç ka mbetur e përbashkët mes Ben Blushit dhe Edi Ramës, veç faktit se që të dy kanë zgjedhur për të pushuar këtë verë në jugun e Shqipërisë. Shumë pranë njëri tjetrit ende vetëm gjeografikisht.