Kjo foto është bërë sot në qytetin e Korçës dhe është postuar në facebook nga Nisma Thurje. është një nga pamjet më prekëse të këtyre ditëve të acarta që kanë përfshirë vendin. “I bejme thirrje Bashkise te marre masat per te pastrehet. Eshte kriminale te lesh njerezit ne kete te ftohte te flene ne mes te rruges te mbuluar nga debora. Fati mund ti kete braktisur por prandaj kemi ndertuar shtetin. Beni detyren!”, shkruan në statusin e saj Nisma Thurje.