TIRANE- Kjo është një foto e Ramiz Alisë bërë në burg në vitin 1993-1994 dhe që botohet sot për herë të parë. Ndaj tij dhe disa zyrtarëve të lartë të ish-regjimit komunist u bë një proces për shpërdorim të fondeve shtetërore në vitet e para të pluralizmit.
Alia u vendos në arrest shtëpie në gusht 1992 dhe u arrestua zyrtarisht në shtator 1993. Në maj 1994 ai doli në gjyq dhe mori fillimisht një dënim 9-vjeçar. Gjykata e Apelit ia reduktoi në kohë rekord dënimin në 5 vjet. Më 30 nëntor, Gjykata e Kasacionit e reduktoi me të njëjtën urgjencë dënimin edhe me tre vite të tjera.
Përfundimisht më 7 korrik 1995, Ramiz Alia u lirua.
Vdiq më 7 tetor 2011 në Tiranë nga një komplikacion në mushkëri në moshën 86 vjeçare.
U varros me homazhe shtetërore, të cilat u zhvilluan në Shtëpinë Qendrore të Ushtrisë, që sot shërben si selia e Partisë Demokratike. /Gazeta Dita/