Një foto e rrallë e Tiranës është publikuar sot në Fb e gazetarit të “Zëri i Amerikës”, Ilir Ikonomi.
Fotoja i perket vitit 1917, ekzaktesisht 98 vite me pare dhe tregon zonën mes dy Ministrive, aty ku sot është bunkeri, i shkatërruar nga protestuesit disa ditë më parë.
“Tirana në vitin 1917.
Fotoja është marrë nga hapësira mes ministrive, aty ku sot ngrihet bunkeri. Qyteti nuk kishte argëtime të zhurmshme përveç Bajramit të Madh dhe ndonjë synetllëku që zgjaste disa ditë me këngë e dajre”, shkruan gazetari në statusin e tij.