Menduat se Joleza Koka prodhonte mufka vetëm pasi zgjohej te pallati i Saimir Tahirit dhe pinte kafen në të njejtin lokal me Erion Veliajn në Tiranë?
Gaboheni, sepse Joleza ka goditur sërish, këtë herë nga Shkupi i Maqedonisë.
Arkitekte me profesion, Joleza, quan “zbulime arkeologjike të dala nga gërmimet e fundit” ndërtesat e projektit “Shkupi 2014”. Projekti miliona euro i Gruevskit, që konsiston në ngritjen e përmendoreve në sheshin e kryqendrës dhe ndryshimin e fasadës të të gjitha ndërtesave në stilin barok, Jolezës i ngjan gërmim arkeologjik.
Por ajo ndihet e lumtur teksa thotë se ka në sfond zbulimet arkeologjike të Maqedonisë ku ka shkuar si përfaqësuese e FRESSH.