Lojtari i kombëtares së Gjermanisë, Shkodran Mustafi i ka dalë në mbështetje kombëtares së Shqipërisë.
Mbrojtësi shqiptar që luan për Gjermaninë, Shkodran Mustafi, i ka uruar fat Shqipërisë në ndeshjen ndaj Francës.
Kuqezinjë dhe Gjelat janë duke e zhvilluar ndeshjen e xhiros së dytë në grupin A.
“Ju uroj të gjithë shqiptarëve shumë fat në lojën kundër Frances. Veç përpara Shqipëri”, ka shkruar mbrojtësi në Facebook.