Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi, pas marrjes së medaljes së artë në lojërat olimpike “Rio 2016”, ka tërhequr vëmendjen e gjithë botës, madje dhe djali i ish presidentit të Kubës Fidel kastro, ka kërkuar që të bëjë një foto me kampionen e botës.
Në foto do të shihni momentin kur Antonio Castro është takuar me stafin e Kosovës pas suksesit të Majlinda Kelmendit në xhudo.
Antonio Castro është pjesë e Kubës në Lojërat Olimpike si mjek zyrtar i ekipit ndërsa shprehu kënaqësinë që takoi xhudisten kosovare me përmasa botërore, Majlinda Kelmendin.