Makina e zv/kryetarit të Bashkisë së Peqinit dhe gjithashtu e kreut të Partisë Socialiste në Peqin, Madrit Sula është djegur gjatë mbrëmjes.
Mjeti me targë 880 DR mësohet se ka qenë i parkuar në një zonë të banuar të qytetit të Peqinit. Mësohet se mjeti është në pronësi të Bashkisë.
Sipas policisë janë duke u ndjekur dy pista ajo e zjarrvënies së qëllishme për shkak të detyrës si dhe ajo e djegies aksidentale./Opinion.al/