Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Dhjetë zbulimet historike që askush nuk ka mundur t’i shpjegojë

2016/10/26 at 3:00 PM
në -Jetë dhe Stil, Life Style, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Foto/ Dhjetë zbulimet historike që askush nuk ka mundur t’i shpjegojë

Historia e botës është e mbushur plot me mistere. Askush prej nesh nuk do të jetojë aq gjatë sa t’i shohë ato të gjitha të zgjidhura. Por është gjithmonë interesante t’i hedhësh një sy gjërave vërtetë të çuditshme që ende qëndrojnë nën sipërfaqe.


Zogjtë Moa

1

Moa ishin zogj jofluturues që kanë jetuar në Zelandën e re dhe janë zhdukur përfundimisht rreth vitit 1500. Ata janë vrarë, sipas një teorie nga fiset Māori. Gjatë një ekspedite në shekullin e 20, shkencëtarët ranë në gjurmë e një kthetre shumë të madhe që i përkiste njërit prej zogjve Moa dhe ishte ruajtur në mënyrë të pabesueshme për shekuj me radhë.

 

Tempulli i Saksaywaman, Peru

2

Punimi perfekt i gurit në këtë tempull është me të vërtetë mahnitës. Është e pamundur të kalosh qoftë edhe një cope letre shumë të hollë mes gurëve, me anë të të cilëve është ndërtuar tempulli. Përveç kësaj, çdo gur ka një sipërfaqe të lëmuar dhe kënde të rrumbullakosura. Si është ndërtuar? Askush nuk e di.

‘Porta e diellit’, Bolivi

3

‘Porta e diellit’ gjendet në Tiwanaku, një qytet i lashtë dhe misterioz në Bolivi. Disa arkeologë besojë se ajo ishte qendra e një perandorie shumë të madhe gjatë mijëvjeçarit të parë para Krishtit. Askush nuk e di se çfarë kuptimi kanë gdhendjet mbi Portë. Ndoshta kanë ndonjë kuptim astronomik ose astrologjik.

Shpellat Longyou, Kinë

4

Këto shpella janë ndërtuar nga dora e njeriut. Një punë kaq e vështirë duhet të ketë pasur nevojë për forcën e mijëra njerëzve. Megjithatë, ende nuk ka asnjë të dhënë se kur datojnë këto shpella apo metodën e përdorur për ndërtimin e tyre. Gjithsesi, ato përbëjnë një rekord historik.

Obelisku i papërfunduar, Egjipt

5

Ky obelisk nisi të gdhendej nga sipërfaqja e një shkëmbi, por nuk u përfundua kurrë. U la në këtë gjendje, i pambaruar. Përmasat e tij janë të jashtëzakonshme.

Qyteti nënujor Yonaguni, Japoni

6

Ky qytet antik u zbulua rastësisht nga zhytësi Kihachiro Aratake. Qyteti nënujor ka ngatërruar keq të gjitha teoritë shkencore.  Shkëmbinjtë me të cilat ai është ndërtuar janë zhytur në ujë 10 mijë vjet më parë, shumë kohë para se të ngriheshin piramidat e Egjiptit. Sipas arkeologjive, në këtë periudhë primitive, njerëzit jetonin ende nëpër shpella dhe ushqeheshin e rrënjë dhe gjueti kafshësh; e pamundur që të ishin në gjendje të ndërtonin qytete prej guri.

Mohenjo-daro (Kodra e të vdekurve), Pakistan

7

Sekreti i rënies së këtij qyteti ka vënë në pikëpyetje ekspertët për dekada me radhë. Më 1922, arkeologu indian, R. D. Banerji zbuloi rrënojat e lashta në një nga ishujt e lumit Indus. Pyetja ishte: si qe shkatërruar ky qytet i madh? Çfarë ndodhi me banorët e tij? Gërmime të shumta nuk kanë mundur të japin asnjë përgjigje.

‘L’Anse aux Meadows’, Kanada

8

Ky sajt arkeologjik në Kanada ishte themeluar dikur nga vikingët, rreth 1 mijë vjet më parë. Fakti që ai ekziston tregon se detarët skandinavë kanë arritur Amerikën e Veriut shumë kohë para lindjes së Kristofor Kolombit.

Tunelet e Kohës së Gurit

9

Zbulimi i një rrjeti të gjerë tunelesh nëntokësore, që shtrihet në të gjithë Evropën, nga Skocia në Turqi, tregon se komunitetet e epokës së gurit nuk ishin thjesht gjuetarë. Por, qëllimi i vërtetë i ndërtimit të këtyre tuneleve është ende një mister. Disa studiues besojnë se ato janë përdorur si mbrojtje kundër grabitqarëve, ndërsa të tjerët besojnë se ata ishin një mënyrë për të udhëtuar të sigurt, të mbrojtur nga kushtet e motit të papërshtatshëm apo konflikteve të ndryshme, transmeton gsh.

Sferat gjigante të gurit në Kosta Rika

10

Këto formacione misterioze prej guri janë intriguese jo vetëm për formën perfekte sferike, por gjithashtu edhe sa i përket origjinës apo qëllimit të tyre ende të panjohur. Ato u zbuluan në vitin 1930, nga punëtorët që pastronin xhunglën për të mbjellë një plantacion bananesh. Sipas legjendave lokale, sferat misterioze mbanin flori të fshehur brenda tyre, por në fakt doli se ato ishin bosh



Ju sugjerojmë

Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
Bota

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

27 Shtator, 2025 5:42 pm
Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
Kronikë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

27 Shtator, 2025 3:27 pm
Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
Kronikë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

27 Shtator, 2025 12:51 pm
Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
-Jetë dhe Stil

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

27 Shtator, 2025 11:02 am
Hëna e re në dhjetor, ja cilat shenja preken më shumë 
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 27 Shtator, zbuloni shenjat me fat

27 Shtator, 2025 10:41 am
Pësoi arrest kardiak sapo u fut në det, ndërron jetë turisti në Durrës 
Kronikë

Gjendet në bregdetin e Durrësit trupi i pajetë i një burri

27 Shtator, 2025 10:34 am
Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin
Bota

Sllovakia miraton ligjin që njeh vetëm dy gjini dhe kufizon adoptimin

26 Shtator, 2025 10:46 pm
“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës
Aktualitet

“Forbes Global Properties” në Shqipëri, Rama: Jemi kthyer në destinacion tërheqës

26 Shtator, 2025 10:22 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Pas Trump edhe emri i Elon Musk në dosjet që lidhen me Jeffrey Epsteinin

26 Shtator, 2025 10:00 pm
Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme
Bota

Presidenti i Iranit: Trump mund t’i vërë flakën Lindjes së Mesme

26 Shtator, 2025 9:11 pm
Para
Me antiplumb në Prishtinë? Ja si përgjigjet Rama

Me antiplumb në Prishtinë? Ja si përgjigjet Rama

Video/ Lajmi i madh nga MLS, Super Gashi

Video/ Lajmi i madh nga MLS, Super Gashi

Ja çfarë duhet të dini për mbushësit e buzëve

Ja çfarë duhet të dini për mbushësit e buzëve
















TE FUNDIT

9 muaj pas largimit, Siria lëshon urrdhër arrest për ish-Presidentin Al- Assad

Franca lëshon fletë-arresti kundër Bashar al-Assad
27 Shtator, 2025

Autoritetet siriane kanë lëshuar një fletarrestim për ish-presidentin, Bashar al-Assad, mbi nëntë muaj pasi ai u rrëzua nga pushteti, tha...

Lexo më shumë

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja

Vrasja e italianit në Salari, zbardhen detaje të reja
27 Shtator, 2025

Disa persona janë shoqëruar për t’u pyetur lidhur me vrasjen e sipërmarrësit Italian në Salari të Tepelenës, ndërkohë që prokuroria...

Lexo më shumë

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania

Dhunoi bashkëshortin e gjyqtares së grupit të Shullazit, ekstradohet nga Gjermania
27 Shtator, 2025

Fabio Ballabani alias Fabio Zyberaj, 38 vjeç, është ekstraduar këtë të shtunë nga Gjermania pas një operacioni të finalizuar nga...

Lexo më shumë

Diell paraditja, rrebeshe në mbrëmje. Si do të jetë moti sot

Temperaturat vijojnë rritjen, njihuni me parashikimin e motit për sot  
27 Shtator, 2025

Gjate kësaj paraditeje moti në vendin tonë parashikohet të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të dendura të cilat pritet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com