Më herët raportuam për një aksident në Vaun e Dejës ku një makinë kishte dalë nga rruga dhe përfunduar në lumin Drin. Mësohet se drejtuesja e mjetit është 19 vjeçe dhe u nxor shëndosh e mirë nga uji.
Anila Fiku kishte humbur drejtimin e mjetit, duke rënë poshtë Urës së Spatharit në Bashkinë Vau i Dejës. Fillimisht ndërhynë banorët e zonës dhe më pas policia që arritën të nxjerrin vajzën e re nga ujërat e Drinit. Ajo u dërgua në spital jashtë rrezikut për jetën.