Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto-detaje/ Kush është 22-vjeçari shqiptar që u ekzekutua nga një bari në Itali

2018/05/11 at 9:45 AM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Foto-detaje/ Kush është 22-vjeçari shqiptar që u ekzekutua nga një bari në Itali

Mbrëmjen e 9 Majit është ekzekutuar në Siena të Italisë, 22 vjeçari shqiptar Alfred Ndoja që njihet edhe me emrin Andrea. Policia italiane ka arrestuar autorin e krimit, një 45-vjeçar italian me emrin Giulio Sale. Motivet e vrasjes së të riut nga Shkodra janë ende të paqarta.

Referuar shkrimeve në mediat italiane, mësojmë se Andrea Ndoja kishte shkuar për darkë tek miqtë e tij shqiptarë, teksa luhej finalja Juventus-Milan. Paraprakisht dyshohet se autori i krimit, 45 vjecari italian, ka telefonuar shqiptarët dhe sapo në derë ka dalë Andrea, ai ka qëlluar me pistoletë. 22-vjecari mori një plumb fatal në qafë që i shkaktoi vdekjen, shkruan Opinion.al.

Një dëshmi e shokut të viktimës ka ngjallur dyshimet e policisë se Andrea Ndoja mund të mos ketë qenë objektivi i sulmit. Shoku ka dëshmuar se ai personalisht ka patur konflikte me italianin, i cili disa muaj më parë e kishte sulmuar me thikë. Hetimet po vazhdojnë intensivisht, tha prokurori, i cili ka urdhëruar edhe kryerjen e autopsisë në trupin 22-vjeçarit shqiptar.

Andrea (Alfred) Ndoja jetonte në Rapolano Terme. Mbrëmjen e 9 majit ai kishte shkuar tek miqtë e tij shqiptarë që banonin në Sinalunga, në rrugën Via Umberto. Autori jetonte 8 kilometra larg shqiptarëve. Pasi vrau të riun, autori vrapoi rreth 1 kilometër, më pas ishte rrëzuar në një hendek ku theu edhe këmbën. Policia arriti ta kapë në kohë rekord. Autori i krimit ndodhet në spital ndaj është vonuar edhe marrja në pyetje e tij.

Mosmarrëveshjet për çështje ekonomike por edhe inate të vjetra hetuesve janë shkaqet më të mundshme –sipas hetuesve – që e çuan 43-vjeçarin Xhulio Sale me origjinë nga Sardenja, të shkrepte pistoletën në drejtim të të riut shqiptar. Sipas hetuesve, ditët e fundit vrasësi dhe viktima kishin debatuar ashpër në telefon. Sherri mes tyre vazhdoi mbrëmjen e të mërkurës kur 43-vjeçari italian mbërriti përpara banesës së shqiptarit në Sinalunga. Në debat e sipër ai e qëlloi me pistoletë të riun shqiptar.

Shqiptari pati kohë vetëm të vraponte për të përqafuar mikun e tij, në krahët e të cilit ndërroi jetë pak minuta më pas.
Sakaq, miq e të afërm kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale për ndarjen para kohe nga jeta të njeriut të tyre të dashur. /Opinion.al

*Foto të 22 vjeçarit të vrarë Andrea (Alfred) Ndoja, marrë nga rrjetet sociale

*Foto nga vendi i ngjarjes

Etiketa: alfred ndojaandrea ndojaautori i krimitautori italianitalishqiptarsienavrasje

Ju sugjerojmë

Aksident në Orikum, humb jetën një person
Kronikë

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

6 Qershor, 2025 11:40 pm
Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
Aktualitet

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

6 Qershor, 2025 10:05 pm
Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur
Kryesore

Ndeshja me Serbinë, Silvinjo: E kam në mendje formacionin, pres ndeshje të bukur

6 Qershor, 2025 7:15 pm
Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë
Kryesore

Gjimshiti para sfidës: Nesër kërkoj në stadium tifozerinë më të bukur në botë

6 Qershor, 2025 7:09 pm
Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit
Aktualitet

Plagosja e dyfishtë në Rrogozhinë, policia gjen armën e krimit

6 Qershor, 2025 6:52 pm
Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët
Kryesore

Mitroviç për duelin me Shqipërinë: Do japim maksimumin, fokusi ynë janë 3 pikët

6 Qershor, 2025 6:24 pm
Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë
Kryesore

Trajneri i Serbisë para sfidës: Kujdes nga kuqezinjtë, mund të na ndëshkojnë

6 Qershor, 2025 6:04 pm
I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali
Aktualitet

I arrestuar në operacionin “URA”, shqiptari ekstradohet nga Belgjika në Itali

6 Qershor, 2025 5:52 pm
Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët një banesë pranë qendrës në Vlorë

6 Qershor, 2025 5:23 pm
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe

6 Qershor, 2025 4:08 pm
Para
Oriola Marashi nuk ka vetëm forma bombastike, ju s’keni dëgjuar zërin e saj

Oriola Marashi nuk ka vetëm forma bombastike, ju s’keni dëgjuar zërin e saj

Negociatat, Macron pret Ramën në Elysee më 15 Maj

Negociatat, Macron pret Ramën në Elysee më 15 Maj

Ndjekësit e sulmuan se publikoi foto e video para aktit, Genta merr vendimin për Instagramin

Ndjekësit e sulmuan se publikoi foto e video para aktit, Genta merr vendimin për Instagramin

TE FUNDIT

Sherr për vend parkimi në Ksamil, disa të plagosur

Aksident në Orikum, humb jetën një person
6 Qershor, 2025

Një debat për një vend parkimi ka përfunduar në sherr mbrëmjen e kësaj të premteje në Ksamil. Ngjarja ka ndodhur...

Lexo më shumë

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump

Rusia mund t’i ofrojë Elon Musk azil politik pas përplasjeve me Trump
6 Qershor, 2025

Rusia mund t’i ofrojë azil politik miliarderit Elon Musk, pas përplasjes së tij me Presidentin e Shteteve të Bashkuara, Donald Trump....

Lexo më shumë

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza

Izraeli nuk ndal sulmet as në ditën e Kurban Bajramit, 38 të vrarë në Gaza
6 Qershor, 2025

Të paktën 38 persona u vranë nga sulmet ose të shtënat me armë zjarri izraelite në Rripin e Gazës. Mbrojtja...

Lexo më shumë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë

Punonjësja e gjendjes civile i merr të moshuarit 1 milionë e 600 mijë lekë
6 Qershor, 2025

Denoncimi i radhës në emisionin  “Stop” në Tv Klan vjen nga një denoncues  80-vjeçar  në qytetin e Korçës i cili...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com