Një prej të ashtuquajturve “Vëllezërit Lupen” është dënuar me burg nga gjykata e shkallës së parë në Cuneo, Itali, ndërsa tjetri i ka shpëtuar hekurave.
Binjakët Edmond dhe Eduard Trushi, të arrestuar nga policia e Saluzzo-s korrikun e vitit të shkuar, akuzohen për qindra vjedhje banesash në veri dhe qendër të Italisë.
Gjatë muajit të shkuar, ata u dënuan me gjykim të shkurtuar nga gjykata e shkallës së parë Cuneo, vetëm për vjedhjet e kryera në këtë provincë.
Edmond Trushi, është dënuar me tre vite dhe gjashtë muaj burgim. Ndërsa, vëllai tjetër Eduardi është dënuar me 2 vite e gjashtë muaj arrest shtëpiak, nën mbikëqyrjen e byzylykut elektronik, raportojnë sot mediat italiane.