Prezantuesja Rudina Magjistari e ka nisur shumë mirë këtë sezon të ri në TV Klan. Përkushtimi dhe puna e saj reflektohet edhe në shifrat e audiencës që ajo vet publikon në rrjete sociale. Por mesa duket edhe në aspektin personal Rudina po përjeton momente lumturie, pranë bashkëshortit të saj dhe të bijës.
Prezantuesja këtë fundjave ka kaluar kohën pranë familjes, gjë të cilën e dëshmon edhe foto e fundit që ajo ka publikuar në Instagram.
“Shtëpia është aty ku është zemra”, ka shkruar prezantuesja, teksa ka pozuar përkrahë bashkëshortit të saj.
Ky mund të jetë një prej atyre momenteve kur vajza e tyre, Mia, fle dhe e lë çiftin të qetësohet pranë njërit tjetrit.