I gjendur në Shqipëri për shkak të grumbullimit me kombëtaren për dy ndeshjet miqësore, mbrojtësi Mërgim Mavraj është bërë pjesë e inciativës ‘Fundjavë ndryshe’ duke ndihmuar një familje në nevojë në kushte jashtëzakonisht të vështira. Mërgim Mavraj njihet si një besimtar i devotshëm, një njeri me zemër të madhe, përveçse futbollist me mjaft potencial. Mavraj ka dërguar disa ndihma në këtë familje, teksa është ulur e ka biseduar shumë ngrohtësisht me kryefamiljarët, por edhe me fëmijet këmbazbathur.