David Beckham është parë në aeroportin “John F. Kennedy”, në New York Të martën dhe duket se kësaj radhe ai nuk ishte përgatitur për foto.
Babai i katër fëmijëve ecte me kokën ulur dhe dukej sikur po fshihte fytyrën e tij me një kapele ngjyrë gri.
40-vjeçari u shfaq i turpshëm, ndryshe nga David që kemi parë.
Ish futbollisti mbante në kokë kapelen e tij tradicionale, nja pallto të zezë dhe një palë xhinse të zeza.