Në orët e para të mëngjësit të sotëm një aksident automobilistik i mori jetën në Shkozet në Durrës, 30-vjeçarit Erjon Beli.
Mjeti i tij tip “Renault” është përplasur me trafikandarën dhe më pas ka dalë nga rruga.
Mendohet se viktima ka humbur kontrollin e makinës pasi ka qenë duke përdorur telefonin celular.
Mësohet gjithashtu se 30-vjeçari, banues në Kavajë ishte këngëtar në lokalet e natës./Opinion.al/