Çifti i njohur i televizionit është në pritje të ëmbël.
Alban Dudushi dhe Bieta Sulo së shpejti do të bëhen prindër për herë të parë.
Përmes një postimi në Instagram ata kanë zbuluar sot, në vigjile të Krishtlindjeve, lajmin e lumtur.
Çifti ka treguar edhe gjininë e fëmijës dhe është një djalë.
Në foton e publikuar duket edhe vajza e madhe e prezantesit nga martesa e mëparshme.
Kujtojmë se Albani dhe Bieta janë njohur nga puna në emisionin Top Show. Çifti ka gati 10 vjet që njihet, ndërsa prej disa vitesh bashkëjetojnë.
Shpresojmë që së shpejti ata të kurorëzojnë lidhjen me martesë./ opinion.al