Luana Vjollca është tërhequr paksa nga televizioni dhe i është përkushtuar karrierës në muzikë. Ajo ka publikuar mbrëmjen e djeshme klipin e ri me titull “Je veç ti”.
Në këtë klip këngëtarja ka zgjedhur pamjen e femrave në vitet 50’-60’, madje duket si Monroe e kohëve moderne. Klipi i realizuar në disa vende në Tiranë, Prishtinë dhe Prizren dhe është një baladë ndarjeje, teksti i të cilës është shkruar nga Ylli Limani.
Luana deri në këto momente ne Youtube ka gati 85 mijë shikime, mirëpo diçka nuk shkon.
Tashmë këngëtarja dhe stafi i saj kanë zgjedhur ti mbyllin komentet poshtë videos, si dhe të mos shfaqin numrin e personave që e kanë pëlqyer apo jo këngën e re.
Luana i ka mohuar fansave të shprehen mbi këngën, dhe kjo është shenjë kompleksiteti nga ana e saj.
Nëse ajo nuk dëgjon komentet e ndjekësve, atëherë për kë bën muzikë? Për veten e saj?!
Ajo është kritikuar shpesh nga publiku për faktin që ka hyrë në botën e muzikës, por kjo nuk e justifikon veprimin e saj.