Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Foto/ Ceremoni si në filma/ Veliaj celebron Princ Lekën dhe Elia Zaharian

2016/10/08 at 11:19 AM
në -Kulturë, Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Foto/ Ceremoni si në filma/ Veliaj celebron Princ Lekën dhe Elia Zaharian

Photo shooting of Prince Leka II of the Albanians and his fiancee Elia Zaharia- 25 & 26/03/16 © David Nivière 2016 All Rights Reserved

Dashuria e tyre, që fillimet i ka në vitin 2008, do të kurorëzohet sot më 8 tetor, kur nipi i Mbretit Zog, Princ Leka II, martohet me artisten, Elia Zaharia. Princi i shqiptarëve dhe aktorja e këngëtarja Miss Elia Zaharia kurorëzojnë dashurinë e tyre me martesë, gjatë një ceremonie madhështore tradicionale që organizohet sot në Pallatin e Brigadave.


Dasma e Princ Lekës dhe Elias, e organizuar sipas protokollit të Oborrit Mbretëror, ka rrëmbyer edhe vëmendjen e mediave botërore, të cilat i kanë dedikuar artikuj të ndryshëm ceremonisë së veçantë.

Mikja e Elias, Sadije Berisha, është kujdesur për dasmën, protokollin dhe gjithçka tjetër, madje edhe kompania e dekorit është përzgjedhur nga konsulentët suedezë që kanë ardhur në Shqipëri pikërisht për këtë ngjarje, që prej një muaji. Kompania “Class” e Alketa Vejsiut është përzgjedhur nga konsulentet e eventit për të organizuar dasmën mbretërore.

Ndërsa një grup francez janë marrë me anën mediatike e atë protokollare. Por si do të jetë itinerari, panorama e plotë dhe paskuintat e një dasme jo si gjithë të tjerat, ku kodi i veshjes është veshje koktejli për zonjat dhe kostum me kravatë për zotërinjtë?

ITINERARI CEREMONIAL DHE TË FTUARIT GOLD

Stema e familjes mbretërore është ajo që bie në sy të ftesës që nusja dhe dhëndri kanë shpërndarë tashmë për të ftuarit e tyre në ceremoninë që organizohet sot në Pallatin e Brigadave.

“Familja Mbretërore Shqiptare ka kënaqësinë të ftojë në pritjen e dasmës së Lartmadhërisë, Princi i Kurorës, Leka II i Shqiptarëve, me zonjushën Elia Zaharia në Rezidencën e Familjes Mbretërore në Tiranë, ditën e shtunë, më 8 tetor 2016. ‘Lutemi të prezantoheni këtë ftesë në hyrje! Kodi i veshjes: Uniformë ose kostum për zotërinjtë dhe veshje kokteji për zonjat’”.

Zyra e shtypit ka përpiluar me kujdes një itinerar ceremonial në prani të medias, ku të gjithë të akredituarit duhet patjetër të kenë të varur në qafë kartën që do t’i lejojë të jenë të pranishëm në ceremoni.

E shtuna e dasmës nis në orën 09:00 të mëngjesit, kur një autobus do t’i transportojë gazetarët, fotografët dhe kameramanët nga Shqipëria dhe e gjithë bota drejt Pallatin Mbretëror.

Mediat janë ndarë në dy grupe, media zyrtare që do të lejohet brenda Pallatit, ndërsa pjesa tjetër, që do të jetë dhe pjesa më e madhe e shtypit, do të qëndrojë jashtë Pallatit. Kjo ceremoni ka masa të rrepta në oraret e vendosura, kështu që pas orës 09:30 nuk do të jetë e mundur për të hyrë askush në Pallatin Mbretëror. Ora 10:00-10:50 është për të ftuarit e huaj dhe shqiptarë, të cilët arrijnë në ceremoni në bazë të Protokollit.

Në orën 10:20 është koha e politikanëve, ndërsa pesë minuta më vonë do të mbërrijnë anëtarët e familjeve me makinat e tyre. Pasi të gjithë këta kanë mbërritur dhe secili ka zënë vendin e tij, “në skenë” do të shfaqen nusja dhe dhëndri, pikërisht në orën 11:30.

Ky do të jetë momenti i fotografimit të çiftit jashtë pallatit. Por të ftuarit nuk kanë mbërritur të gjithë, pasi në orën 12:00 mbërrijnë mysafirët ndërkombëtarë, për t’u bashkuar të gjithë në drekën e Pallatit të Brigadave. Dasma që do të jetë e organizuar gjatë një dite të plotë, do të ketë të ftuar shumë miq.

Kaligrafia e secilit prej emrave të të ftuarve do të shkruhet në ftesa nga piktor-grafist-kaligraf Avni Delvina, nipi i ish–ministrit të Drejtësisë, Hiqmet Delvina, njeriu që dikur firmosi martesën e monarkut Zog dhe Geraldinës. E gjithë dita do të jetë dasmë e vazhdueshme. Në mëngjes do të bëhet ajo që ndodh rrallëkund, por për këtë mbretëri është traditë, bekimin do ta japin klerikët e të gjitha feve në Shqipëri.

PASKUINTAT E DASMËS ME 70 FAMILJE MBRETËRORE

Prania e tyre do t’i japë një pamje përrallore kryeqytetit shqiptar sot, pasi ata do të pushtojnë rrugët me makinat dhe veshjet e tyre. Sipas burimeve tona të brendshme, në këtë ceremoni udhëtojnë nga e gjithë bota 70 familje mbretërore, të cilët do të vijnë me shumë anëtarë të familjes, pasi kështu është tradita e secilit.

Listën e kryeson Mbreti i famshëm Mohamed VI i Marokut dhe bashkëshortja e tij, Lalla Salma, të cilët kanë prenotuar 40 dhoma në një nga hotelet më luksoze të Tiranës, ndërsa pas tyre vjen Spanja me 6 dhoma të prenotuara.

E gjithë atmosfera do të dominohet nga tradita, pasi Princ Leka dhe Elia Zaharia janë kujdesur që ta shndërrojnë këtë dasmë në një ceremoni që t’i vlejë dhe turizmit botëror, meqenëse do të marrë dhe jehonë botërore. Sa për muzikën, e sigurt është që do të ketë momente tradicionale, këngë të vjetra qytetare e shumëçka tjetër.

Mirëpo, Princeshës që dikur ishte pjesë e grupit muzikor “Spirit Voice”, protokolli nuk ia lejon të këndojë ndonjë këngë në dasmën e saj. Mësohet se ajo nuk do të ndryshojë as edhe pamjen e saj, qoftë me ngjyrë flokësh apo ngjashëm. E normalisht, veshja e Princit do të jetë varësisht nga ceremonia, tjetër në kurorëzim e tjetër në eventet e tjera.

“Fustani i dasmës do të jetë i punuar nga një dizajnere kosovare. Mund të ketë disa fustane, por mbetet për t’u parë”, thotë Elia Zaharia. Prodhime vendore do shërbehen në këtë dasmë, e po punojnë që të ketë edhe nga Kosova. Por jo vetëm kaq

. Nusja do të ketë një nga shoqërueset nga Kosova, ndërsa në pjesën ku do performohen valle të të gjitha trojeve shqiptare, do të ketë patjetër edhe vallen e Rugovës.

5 BEKIME PËR PRINC LEKËN & ELIAN DHE DHURATAT NGA MBRETËRIT

Princi Leka dhe Elia shpallën fejesën në maj të vitin 2010, dhe vendosin të martohen pas gjashtë vitesh. Përveç ceremonisë së ngjitjes në altar me bekimin e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Princ Leka dhe Elia Zaharia do të bekohen nga krerët e besimeve fetare në Shqipëri, të krishterë e myslimanë.

Çifti kanë menduar t’i ftojnë të gjithë për të marrë bekimin e tyre, duke dëshmuar dhe një herë harmoninë fetare që ekziston në Shqipëri. Çifti bashkëjeton në rezidencën e Princit Leka në Tiranë, nga oborri i së cilës njoftuan gjatë një interviste televizive se po organizojnë ceremoni madhështore sipas protokollit të Oborrit Mbretëror.

“Ne do të martohemi me një ceremoni civile, e cila do mbahet nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, z. Erion Veliaj. Emrat e dëshmitarëve është ende herët për t’i zbuluar. Klerikët do të përcaktohen nga qendrat përkatëse. Ne do të ftojmë të bekojnë këtë kurorëzim me një lutje secilën nga fetë zyrtare të Shqipërisë. Çfarë ka rëndësi është mesazhi i tolerancës dhe harmonisë fetare, që përbën një virtyt të çmuar në kulturën tonë”, thotë Princ Leka.

“Dëshirojmë të organizojmë një dasmë të mrekullueshme, që të shërbejë dhe si reklamë për Shqipërinë, në mënyrë që kur të huajt të vijnë në dasmën tonë, të ndryshojnë krejtë- sisht opinionin që kanë për këtë vend”, tha në atë intervistë Princ Leka.

Ata treguan se jeta që ata bëjnë si çift është sa familjare, aq dhe me udhëtime jashtë vendit, përderisa sipas axhendës së vizitave të tyre të përvitshme takohen me princër e princesha nga shumë vende.

“8 tetori është ditëlindja e Mbretit Zog I”, ndaj kjo datë historike mbledh çdo vit familjarë dhe dashamirës që e kujtojnë dhe e nderojnë. Ndaj ne menduam që pikërisht në ditën e lindjes së tij të kurorëzojmë lidhjen tonë”, thotë Princ Leka në një intervistë tjetër së fundi.

Sa për dhuratat që pritet të bëjnë të ftuarit dhe familjet mbretërore, ato do të jenë një pasuri e vërtetë për Princin dhe Elian. Zakonisht familjet mbretërore preferojnë zarfat me para që t’i dhurojnë për bamirësi, ndërsa për çiftin shqiptar ato do të jenë një garanci e mirë financiare për krijimin e familjes së tyre.

HISTORIA E DASHURISË QË NISI NË VITIN 2008

U takuan në Teatër Park Kame në vitin 2008, shoqëria e tyre zgjati dy muaj dhe u fillua një lidhje, që do të kurorëzohet sot në ditëlindjen e Mbretit Zog. Zaharia, që jeton në Pallatin Mbretëror që nga vitit 2010, tregon se aty ka edhe tetë qen që i duan shumë, që të dy, dhe kur e pyesim për atë ditë, ajo shpjegon që ditën e dasmës do të jenë të shtrënguar t’i largojnë nga Pallati.

“Janë antistresi më i madh i imi, por nuk mund të jenë aty atë ditë, nuk do të ishte praktike as për qenushët e as për të ftuarit. Ata na mbushin me dashuri, kujdesemi të gjithë për ta. Por, gjithashtu, ata kanë rregullat e veta strikte, si për shembull nuk mund të futen brenda në shtëpi. Por ndonjëherë kur nuk jam aty, Princi i shkel këto rregulla”, thotë Elia Zaharia në një nga intervistat e saj.

Pas ceremonisë martesore planifikohet muaji i mjaltit, që çifti pritet ta shijojnë në Afrikën e Jugut, atje ku Princi ka lindur dhe është rritur, por është në mëdyshje Elia, pasi ka fobi avionin dhe udhë- timet e gjata./panorama

 



Ju sugjerojmë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë
Rajoni

Fried pas deklaratave të Osmanit: Vlerësimi për administratën Trump, taktikë e mirë

15 Korrik, 2025 6:47 pm
Lavrov: Perëndimi nuk duhet të shqetësohet, Rusia doli më e fortë nga të gjitha problemet
Bota

Afati 50-ditor, Lavrov: Rusia kërkon sqarime nga Trump

15 Korrik, 2025 6:29 pm
“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…
Bota

“Një në dhjetë fëmijë në Gaza është i kequshqyer”, OKB: Furnizimet po mbarojnë…

15 Korrik, 2025 5:59 pm
Para
Çmimi i Madh i Japonisë/ Provat Zyrtare: Rosberg mund Hamilton për vendin e parë të nisjes

Çmimi i Madh i Japonisë/ Provat Zyrtare: Rosberg mund Hamilton për vendin e parë të nisjes

Video/ Milan ekspozon në Tiranë trofeun e Champions League

Video/ Milan ekspozon në Tiranë trofeun e Champions League

Basha: Shqiptarët po jetojnë ditë të vështira, Leku është zhdukur nga qarkullimi

Basha: Edi Rama për tre vite u ka lënë si alternativë qytetarëve drogën dhe emigrimin
















TE FUNDIT

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
15 Korrik, 2025

Kushtet aktuale të punës dhe krijimi i një mjedisi të sigurt e profesional për punonjësit e medias audiovizive ishin në...

Lexo më shumë

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
15 Korrik, 2025

Në Siri, trupat qeveritare kanë përparuar drejt qytetit të Suweidës, i cili është kryesisht i banuar nga druzët. Kjo u...

Lexo më shumë

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
15 Korrik, 2025

Në njërën prej deklaratave më provokative prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, presidenti rus, Vladimir Putin ka thënë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com