Nga Piramida deri në rrugën e Elbasanit, rruga është mbushur me ujë, si pasojë e çarjes së tubacioneve të ujit. Defekti ka ndodhur mesditën e sotme dhe për pasojë është bllokuar qarkullimi i automjeteve në Unazë, në krah të lumit të Lanës. Ndërkohë punonjësit e UjësjellësKanalizimeve të Tiranës po punojnë për riparimin e defektit.