Disa prona në Vlorë iu sekuestruan dje vëllezërve Habilaj si dyqane apo shtëpi në pallatet e reja. Por ata kanë ngritur dinastinë e tyre në fshatin e lindjes Babibë e Vogël në Vlorë. Kamera e Top Story hyri dje në vilat e Habilajve.
Fshati ndodhet 20 kilometra larg Vlorës, mes kodrave me ullinj dhe në anë të një liqeni të vogël artificial. Në këtë fshat të gjithë njihen me njëri-tjetrin apo kanë lidhje farefisnore, por jo të gjithë duan të flasin për Habilajt…
Shtëpitë e tyre dallohen në mes të fshatit të varfër. Dy vilat janë të rrethuara në një anë me mure dhe janë të vetmet në fshat me ndriçim vertikal. 10 kamera sigurie kanë vënë vëllezërit Habilaj në vilat e tyre dhe me to kontrollonin çdo lëvizje. Brenda rrethimit siç shihet në foto është edhe shtëpia e vjetër e tyre.